AKTUALITET, 30 Mars 2021, 14:16

Rama replikon me PD, sulmon sërish grumbullimet e Bashës

Rama replikon me PD, sulmon sërish grumbullimet e Bashës

Edi Rama vijon replikat me opozitën lidhur me fushatën elektorale Lulzim Bashës.

Pas reagimit të PD-së, se Rama ka frikë nga qytetarët që duan ndryshimin, Rama shkruan se ai është i frikësuar për njerëzit e tij, të cilët të mbledhur në grumbull rrezikojnë nga COVID.

“O lula unë jam i frikësuar për njerëzit tuaj që i bëni mish për top me grumbullimet e turpshme të papërgjegjshmërisë suaj, duke mbledhur njerëz të verbër me makina e me bori, që virusi të bëjë dasmën teksa dhëndri juaj premton ta bëjë ditën natë! Premtim i mbajtur fatkeqësisht”, shkruan Rama.