TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një muaj para zgjedhjeve parlamentare, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i delegon kompetencat për drejtimin e këtij dikasteri zëvendës ministrit Besfort Lamallari.
Çuçi kandidon për deputet të PS në Gjirokastër dhe është i treti në listë, çka ka sjellë dhe delegimin e kompetencave deri pas përfundimit të zgjedhjeve.
Në vendim thuhet se Lamallari do të ushtrojë kompetencat nga 25 marsi deri më 30 prill.
VENDIMI
Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; të nenit 28 dhe 29, të ligjit nr.44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, dhe të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”,
Urdhëroj:
1. Delegimin e kompetencave të titullarit të Ministrisë së Brendshme, zëvendësministrit të Brendshëm, z. Besfort Lamallari, nga data 25.03.2021 deri më datë 30.04.2021.
2. Këto kompetenca do të ushtrohen për periudhën e sipërcituar, me ndërprerje vetëm në rastet kur kompetencat rimerren nga titullari i institucionit.
3. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet zëvendës ministri i Brendshëm, z. Besfort Lamallari.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.