AKTUALITET, 30 Mars 2021, 12:20

Qytetarja-Bashës: Më mirë të mblidhemi këtu dhe të vdesim nga virusi sesa nga Rama

Qytetarja-Bashës: Më mirë të mblidhemi këtu dhe të

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zgjedhur sot Fierin për të vijuar me takimet e tij elektorale.

Basha është pritur nga qindra mbështetës në turmë, ndërsa kryedemokrati u bëri thirrje që të ruajnë distancën.

Gjatë ecjes në qytet ku po zhvillon biseda, një qytetare i ka dalë përpara Bashës, duke i thënë: “Jam një ish socialiste e demoralizuar.

Një kryeministër që ka qenë tetë vjet dhe thotë kemi bërë vetëm gjysmë e rrugës. Më mirë të mblidhemi këtu të vdesin nga virusi sesa nga ai kryeministër”.

Kryedemokrati planifikoi të vizitonte Fierin ditën e djeshme, por e anuloi për shkak të ndarjes nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino.