AKTUALITET, 30 Mars 2021, 13:39

“Sot do të shkojmë në 100 mijë vaksinime në total”/ Rama: Mund të vaksinojmë edhe 30 mijë persona në ditë

“Sot do të shkojmë në 100 mijë vaksinime në

Kryeministri Edi Rama sëbashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë qenë të pranishëm në qytetin e Laçit, ku ka vijuar vaksinimi masiv i të moshuarve.

Manastirliu është shprehur se ditën e sotme pritet që numri i të vaksinuarve në total që nga fillimi të shkojë në 100 mijë vetë.

Ndërkohë Rama ka thënë se tani me sigurimin e vaksinave pritet që të bëhen edhe 30 mijë vaksinime në ditë.

“Tani që kemi siguruar sasisë, Mund të shkojmë edhe në 30 mijë në ditë. S

humë më shpejt se sa kishim parashikuar mund të bëjmë dozën e parë masivisht dhe të mbyllim pjesën vunerabël. Pjesa tjetër na jep edhe më shumë kohë për të vaksinuar”, u shpreh kryeministri.