AKTUALITET, 31 Mars 2018, 14:49

Thaçi kopjon Ramën dhe sulmon gazetarët shqiptarë

Thaçi kopjon Ramën dhe sulmon  gazetarët shqiptarë

Pasi është tallur publikisht me shqiptarët e Kosovës për rrëmbimin dhe deportimin e mësuesve turq nga shërbimi sekret turk me ndihmën e shtetit paralel të Thaçit dhe Pacollit në qeveri, Hashim Thaçi ka sulmuar edhe gazetarët shqiptarë që dënuan këtë akt.

"Mund të them se ka prej tyre që kanë djegur Shqipërinë në vitin 1997", - tha Thaçi duke iu përgjigjur pyetjes se si i komentonte akuzat e bëra nga Shqipëria se i kishte "ulur pantallonat" Erdoganit.

Kundër veprimit të Thaçit dhe Pacollit në Shqipëri kanë shkruajtur gazetarët Mero Baze, Andi Bushati, Ilir Babaramo etj.

Në shkrimin e tij Baze e cilësoi vdekje të republikës që doli nga genocidi politik veprimin e Kosovës ndaj mësuesve turqduke ia dorëzuar një diktatori si Erdogan, ndërkohë që i rikujtoi Thaçit se si ai u mbrojt nga perëndimi kur kërkohej nga Millosheviçi, shkruan Albeu.com.

Ndërkohë, Andi Bushati hodhi akuza të rënda ndaj Thaçit dhe shtetit të tij paralel në Kosovë duke e cilësuar një vrasje me dashje dorëzimin e mësuesve turq tek regjimi i Erdoganit, ku edhe jeta e tyre nuk është e sigurt.

Ilir Babaramo e cilësoi Thaçin një "ujk që po e çojnë në kafaz" duke theksuar faktin se ai po bën çdo gjë për të faktorizuar veten në Kosovë në prag të Speciales.

Albeu