AKTUALITET, 14 Tetor 2020, 13:38

Rama kap prej hunde kryebashkiakun e Shijakut: Mos mu bëj si Luli

Rama kap prej hunde kryebashkiakun e Shijakut: Mos mu bëj si Luli


Kryeministri Rama ishte në Shijak në vijim të turit të për inspektimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ku po vazhdon procesi i ndërtimit.

Përgjatë inspektimeve ku ishte së bashku me kreun e bashkisë, Elton Arbana, Rama i tërhoqi vëmendjen këtij të fundit në lidhje me mbajtjen e maskës.

Rama i kapi maskën me dorë për t’ia ngritur sipër duke i mbuluar hundën.

“Këtë maskën ose vëre ose mos e vër. Maska është edhe për hundën, mos mu bëj si Luli që lë hundën jashtë” i tha Rama.

Vetë Kryeministri mbante të njëjtën maskë që kishte në Fushë Krujë, e zezë me një trëndafil të madh të kuq.

Lidhur me rindërtimin, Rama tha se Bashkia e Shijakut është modeli i gjithë këtij procesi. Në Xhafzotaj janë mbi 500 banesa që do të rikthehen në shtëpi të reja.