AKTUALITET, 14 Tetor 2020, 13:19

Tre raste të reja me koronavirus në Kuçovë, ja për kë bëhet fjalë

Tre raste të reja me koronavirus në Kuçovë, ja për


Një efektiv policisë në Kuçovë është konfirmuar pozitivë me koronavirus.

Abc News raporton se të infektuar rezultojnë edhe një punonjëse fasonerie si dhe shoferi i bashkisë së Skraparit.

Situata e pandemisë në vend vijon të jetë shqetësuese. Ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë raportoi 182 raste të reja dhe pesë humbje jete.

Ndërkaq, nga dita e nesërme maska do të jetë e detyrueshme edhe në ambientet e hapura.