TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dyshimet për abuzimet me tenderat, për mirëmbajtjen e rrugëve, kanë sjellë arrestimin e disa zyrtarëve të Autoritet Rrugor Shqiptar në Durrës, mëngjesin e sotëm.
Operacioni i kryer nga policia dhe prokuroria e Durrësit ka çuar në pranga disa drejtorë dhe inxhinierë të lartë të Autoritetit Rrugor.
Dëmi financiar llogaritet përafërsisht në mbi 200 milion lekë të vjetra dhe kjo ka sjellë ngritjen e një çështje penale në policinë dhe prokurorinë e Durrësit.
Ky operacion është ende në zhvillim e sipër, megjithatë përveç të arrestuarve, emrat e të cilëve pritet të zbulohen nga policia, në kërkim është shpallur edhe biznesmenin me iniciale M.K.