TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qeveria ‘Rama 2’ është zhvendosur në qarkun e Fierit në një mbledhje dy ditore. Pas vendimeve që u morën dje, sot kabineti qeveritar ka zbritur në terren duke zhvilluar një takim me drejtuesit qendrorë e vendorë për punësimin, shërbimet dhe reformën e tokës. Rama u shpreh në fjalën e tij se në administratë ende ka parazitë dhe grabitqarë që kanë shfrytëzuar detyrën për të përfituar në dëm të interesit dhe të drejtave të qytetarëve.
“Ende ka parazitë dhe grabitqarë që kanë shfrytëzuar detyrën për të përfituar në dëm të interesit dhe të drejtave të qytetarëve. Kur një qytetar është penguar padrejtësisht, ne evidentojmë shkaktarët duke i larguar nga puna dhe duke i çuar në ndjekje penale. Sot janë mbi 80 raste largimesh nga puna në Hipotekë për këtë shkak. Sot mbi 400 shërbime për qytetarët jepen përmes internetit, të gjithë drejtuesit e zyrave të ndihmojnë që sa më shumë njerëz ti përdorin.” – tha Rama.