AKTUALITET, 11 Korrik 2018, 17:24

Rama merr pjesë në Samitin e NATO-s në Bruksel: Shqipëria vlerësohet për...

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Samitin e NATO-s në Bruksel dhe nga aty ka treguar se Shqipëria është vlerësuar për kontributin e saj në rritjen e buxhetit të mbrojtjes.

Postimi i Ramës në Facebook

Bruksel, SAMITI I NATOS – Shqipëria vlerësohet shumë pozitivisht për kontributin e saj në programin e Aleancës; rritjen e buxhetit të mbrojtjes; pjesëmarrjen me 13% të trupave të veta në frontet e përbashkëta; qasjen aktive kundër terrorizmit dhe ektremizmit të dhunshëm.

Duke vlerësuar lart marrëveshjen e arritur mes Athinës e Shkupit, Shqipëria mbështet nisjen e procedurave për anëtarësimin sa më parë në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

[caption id="attachment_127451" align="alignnone" width="2200"] Official Family Portrait[/caption]

[caption id="attachment_127454" align="alignnone" width="2200"] Arrival Edi Rama (Prime Minister of Albania)[/caption]