TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot në Facebook një video ku sipas tij policia spanjolle kishte reaguar ashpër ndaj qytetarëve që kishin thyer masën e karantinës dhe kishin dalë në rrugë. Nisur nga ky precedent, kreu i qeverisë paralajmëroi shqiptarët se i pret i njëjti fat, duke shkruar se “forcat e rendit e kanë ndarë mendjen”.
Por në fakt, nga një kërkim i thjesht, zbulon tjetër gjë. Turma e njerëzve që vrapojnë dhe forcat e policisë që i ndjekin nga pas duke i goditur me shkop gome, janë shkëputur nga një protestë antiqeveritare në Algjeri. Policia ka ndërhyrë duke e shpërndarë dhunshëm turmën. Videoja është publikuar në youtube në datën 8 mars.
Ndërkohë, më herët, gjatë një videomesazhi nga shtëpia e tij në Surrel, Rama paralajmëroi me përdorimin e forcës nga policia dhe ushtria nëse qytetarët thyejnë masën e karantinimit. Ai shkoi deri aty sa tha se forcat e rendit do të përdorin gazin lotsjellës dhe ujin me presion.
Video e protestave në Algjeri
https://youtu.be/PpnV7Uq4rOI
Mashtrimi i Ramës
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/279339289718933/