TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Elona Caslli
I lëçitur mjekërbardhë, filtro gjuhën, kur na drejtohesh se nuk jemi bagëtia jote, por jemi populli yt.
Nëse nuk e mban dot peshën e detyrës që ke marrë përsipër, atëherë merr ca kohë pushime.
Nuk ke asnjë lloj të drejte, të na fyesh, të na poshtërosh dhe të na etiketosh me lloj- lloj emrash.
Nuk ke asnjë lloj të drejte, të na kërcënosh ditën për diell, se do të na hedhësh gaz lotsjellës.
Nuk ke asnjë lloj të drejte, të kërcënosh pensionistët me lloj- lloj skenaresh.
Ti je zëri i fundit që mund të ndërgjegjësojë shqiptarët. Zhvendosu dhe dorëzo pushtetin e fjalës tek mjekët.
Le të dalë një mjek çdo ditë, me një mesazh sensibilizues dhe jo ti. Vetëm zëri i mjekut mund të ketë peshë në këto kohë. Zërin tënd kërcënues nuk e dëgjon kush.
Ti bën mirë të fshihesh e mos të shfaqesh kund.
Post Scriptum- Dorëzo pushtetin tek mjekët!