TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministria e Mbrojtjes njofton se menjëherë pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama efektivët e Forcave të Armatosura kanë zbritur në terren, për t’u siguruar që qytetarët zbatojnë masat e izolimit nëpër shtëpi, si masë parandaluese e koronavirusit.
Ministria bën me dije se efektivët e FA kanë nisur patrullimin me mjete të blinduara në kryeqytet, në autostradën Tiranë-Durrës dhe në qytetin e Durrësit.
Njoftimi i MM:
Efektive te FA (Policia Ushtarake dhe Forca Tokesore) me mjetet e blinduara HUMVE kane nisur patrullimin ne kryeqytet, ne autostraden Tirane – Durres dhe qytetin e Durresit ne mbeshtetje te policise se shtetit per disiplinimin dhe ndergjegjesimit te qytetareve per respektimin e rregullave te vendosura keto dite.