AKTUALITET, 22 Shtator 2019, 11:14

Rama kritika Prefektit të Durrësit: U mora unë dje me stadiumin, mos të ndodhë më

Rama kritika Prefektit të Durrësit: U mora unë dje me stadiumin,


Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së sotme me prefektët dhe me Emergjencat Civile, i ka bërë kritika prefektit të Durrësit.

Sipas Ramës, Prefekti Roland Nasto nuk ka bërë punën e tij siç duhej mbrëmë dhe për këtë gjë i ka dhënë ultimatum që mos të përsëritej më kjo situatë.

“Prefekt, mbrëmë jam marrë unë me dritat e stadiumit, gjëja më e thjeshtë ishte t’u hapet stadiumi dhe të mos rrinin në rrugica, sot stadiumi duhet të jetë i hapur dhe i pajisur me të gjithë strukturën akomoduese, janë 700 shtretër në dispozicion.

Tërmetin nuk e parashikon dot askush.

Nuk do të thotë aspak se ajo që ndodhi do të vijojë, por tërmeti është në psikologjinë e njerëzve akoma.

Prandaj duhet t’u ofrojmë gjithçka, stadiumin e hapur të ndriçuar dhe kapacitetet, autobus në dispozicion nëse kanë probleme psikologjike”, u shpesh Rama.