AKTUALITET, 19 Mars 2020, 17:51

Koronavirusi/ “Kjo është luftë mjekësore”, Trump: Kemi miratuar mjekime të reja, do të ndryshojmë gjithcka

Koronavirusi/ “Kjo është luftë mjekësore”,

Presidenti amerikan, Donald Trump, me anë të një deklarate për mediat nga Shtëpia e Bardhë deklaroi se, koronavirusi është një luftë mjekësore.

Trump u shpreh se, janë miratuar mjekime të reja dhe se ky është një sukses.

“Kemi disa opsione kërkimesh për koronavirusin. Kemi miratuar mjekime të reja dhe ky është një sukses. E drejta për të provuar barna të reja është sukses i ri. Do të bëjmë të pamudurën për të gjetur mjekimin për Covid 19.

Duam t’i tregojmë publikut amerikan se ne punojmë që Agjencia e Miratimit të Barnave të funksionojë sa më shpejt. Me vaksinat e reja, mendoj se do të ndryshojë gjithcka. Ajo që do të bëjmë, është mjaft inkurajuese. Publiku amerikan ka qenë i jashtëzakonshëm, duhet të rrini në shtëpi. Kjo është luftë mjekësore dhe duhet ta fitojmë. Një mjekim ndaj malaries tregoi rezultate”, tha Trump.