AKTUALITET, 19 Mars 2020, 17:29

Meksikë, autoritetet konfirmojnë viktimën e parë nga koronavirusi

Meksikë, autoritetet konfirmojnë viktimën e parë nga

Autoritetet meksikane raportuan sot për viktimën e parë nga koronavirusi në vend, teksa virusi ka përfshirë pjesën më të madhe të Karaibeve dhe Amerikës Jugore.

Viktima ishte një 40-vjeçar, i cili nuk kishte histori udhëtimesh në vende të huaja dhe vdiq si pasojë e Covid-19. Në rrjetet sociale, zyrtarët federalë të shëndetësisë, shkruan se burri vuante nga diabeti dhe obeziteti.

Sipas mediave lokale mendohet se viktima e ka marrë virusin në një koncert në fillim të marsit në Meksico City të grupit ‘Ghost’.