AKTUALITET, 2 Shtator 2021, 11:56

Ministrja e re e Ekonomisë dhe Financave/ Kush është Delina Ibrahimaj që zëvendësoi Anila Denajn?

Ministrja e re e Ekonomisë dhe Financave/ Kush është Delina


Kryeministri Edi Rama ka publikuar emrat e kabinetit të ri qeverisës.

Një nga surprizat ishte emërimi i Delina Ibrahimajt, ish drejtoreshë e Tatimeve, në postin e ministres së Ekonomisë dhe Financave.

Ibrahimaj zëvendëson në këtë detyrë, Anilaj Denajn.

Kush është Delina Ibrahimaj?

Zonja Delina Ibrahimaj është diplomuar për Ekonomi Ndërkombëtare në Universitetin Bocconi të Milanos, ku ka përfunduar edhe studimet në nivelin master.

Në vitin 2015, ajo ka mbrojtur Doktoraturën  për Menaxhim të Bankave dhe Financave në Universitetin e Romës, Tor Vergata.

Ibrahimaj ka punuar në Bankën e Shqipërisë mes viteve 2010-2015 dhe në Kryeministri si Koordinatore për krijimin e një sistemi të integruar të informacionit dhe statistikave operacionale qeveritare, gjatë periudhës 2015-2016.

Prej  nëntori 2016 deri në korrik 2019, Ibrahimaj ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave (INSTAT) dhe më pas ka shërbyer si drejtoreshë e Tatimeve.

Znj. Ibrahimaj ka kontribuar si autore apo bashkëautore në botime dhe studime të rëndësishme në fushat e ekonomisë dhe financës. Ajo është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2021/09/02/kabineti-rama-3-kryeministri-publikon-zyrtarisht-emrat-e-ministrave-te-rinj/