AKTUALITET, 10 Dhjetor 2018, 13:37

Rama i ftoi në dialog, studentët e refuzojnë: Është shumë e thjeshtë, kërkesat tona nuk negociohen

Studentët për të gjashtën ditë radhazi kanë dalë edhe sot në marshim nga Politekniku drejt Ministrisë së Arsimit, për  të protestuar kundër tarifave të larta dhe kushteve të studimit.

DITA 6 PROTESTA STUDETN

Ata kanë përpiluar një kërkesë me 15 pika, dhe kërkojnë një zgjidhje nga institucionet, që të ndalin tubimet e tyre.

Studentët nuk pranojnë asnjë lloj negociate me Ramën. “Është shumë e thjeshtë, nuk kemi një përfaqësi dhe nëse dalin pak veta në tavolinë, ata mund të blihen. Ne kemi bërë disa kërkesa që janë të panegociueshme, kaq e thjeshtë është. Ata nuk na kanë pyetur kur i vendosën këto tarifa, prandaj as ne nuk pranojmë dialog”, tha një student për News24. .