AKTUALITET, 10 Dhjetor 2018, 12:35

FRESSH-istët sulm komentesh në videon live të Ramës, ja si u kapen “mat”

Të rinjtë e FRESSH janë hedhur në sulm kundër studentëve si për të shuar disi revoltën e tyre.

Mirëpo, ata janë “kapur mat” në rrjetet sociale. Është i njëjti koment, që po lënë me adresa të ndryshme në video-live-n e Ramës i cili këmbëngul për dialog me studentët.

“Unë nuk them hajde dialogojmë që të ndaloni protestën. Vazhdoni protestoni, flas për ata që janë aty se besojnë që kërkesat e tyre do plotësohen, unë atyre u flas, jo atyre që dihet se kush janë e thonë ishalla djegim fshatin sot, të dalim në mbrëmje të krihemi”, u shpreh Rama.

Prej më shumë se një orë e gjysmë Rama është duke kryer një monolog, dhe kerkon dialog me studentet.