TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur studentëve që kanë dalë prej 6 ditësh në protestë, të cilët kërkojnë që të plotësohen kërkesat e tyre.
Rama u ka thënë studentëve se rruga e vetme është dialogu, dhe se tarifat nuk i vendosur qeveria, por universitet dhe sipat tij duhet diskutuar se si ato mund të ulen.
PJESË NGA DEKLARATA
Eksperienca demokratike njeh pengmarrje nga grupe terroriste, kur qeveria nuk pranon të dialogojë.
Edhe rastin në fundit në Francë, që dalin në mëngjes dhe thonë të djegim fshatin dhe pastaj të dalim në mbrëmje të krihemi në pasqyrën mediatike në darkë.
Nuk doni të dialogoni, është e drejtat juaj, rrini atje dhe mos ndaloni të protestoni. Por mos mendoni se kërkesat që ka secili në kokë dhe ti nxjerrim kërkesat nga kokat tuaja.
Kam dëgjuar dhe disa profesorë që nuk duan dialogë, këta që janë pjesë e problemit thonë që unë jam për të qeverisur, për të plotësuar kërkesat. Unë nuk hy tek ata kryeministra që të mendojë se jam më i zgjuar nga të gjithë, Por mendojë se mund ta bëj këtë punë shumë i mirë
Kam bredhur në çdo cep të Shqipërisë jam futur në çdo vrimë të Shqipërisë. Kjo ka ardhur për të ndjerë dhimbjen e një nënë që ka humbur burrin dhe ka tre fëmijë që i ka të shkëlqyer në shkollë.
Unë dua të them, cila kërkesa, tarifat pa tjetër i diskutojmë, dhe unë mbështes absolutisht arsyetimet racionale dhe mbi të gjitha e ndjej dhimbjen e atyre studentëve, që kanë nevojë për shumë mbështetje. Por të jemi të qartë nuk i vendosim ne, por universiteti ne kemi vendosur vetëm tavanin. Por si bëhet kjo? Pa dialog? Vetëm me komunikim telegrafik me njëri-tjetrin?
Pse kush jam unë që zoti, që ju bëni kërkesa dhe unë i zgjidh nga lart? Jo unë mund të bëj zgjidhjet nga dialogu.