AKTUALITET, 31 Korrik 2018, 21:50

Rama flet për herë të parë për Teatrin Kombëtar: Pse e kemi shmangur garën

Rama flet për herë të parë për Teatrin Kombëtar:

Pasi ka qëndruar në heshtje për çështjen e Teatrit Kombëtar edhe pas kthimit të ligjit nga Presidenti, Ilir Meta, Edi Rama ka vendosur të flasë. I ftuar në emisionin ‘Përballë’ të gazetarit Lutfi Dervishi, Rama është shfaqur në mbrojtje të projektit edhe pse opozita thotë se ai po bëhet pa garë.

“Çfarë gare, kur aty është një tokë private, që kërkon ta shfrytëzojë. Aty është një sipërfaqe e pashfrytëzueshme, parking me makina të vjetra. Privati do të ndërtojë, ndërsa ne fitojmë Teatrin e ri”– është shprehur Rama.

Rama nuk kishte thënë asnjë fjalë as për ligjin e posaçëm që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar, por tashmë e konsideron atë një procedurë të zakonshme.

“Ligjet e jashtëzakonshme për projekte të mëdha, janë bërë rutinë në vendet e tjera”, – tha Rama.

I pyetur për PPP-të për të cilat janë shtuar zërat se janë afera të dyshimta.

“Ku qëndron problemi i PPP? E përdor Gjermania dhe pse jo ne. Nuk janë gogol”, – tha Rama.