AKTUALITET, 7 Dhjetor 2020, 13:42

Mjeku Drini Dobi në gjendje të rëndë nga COVID-19, kolegët apel për ndihmë: Duhen 50 mijë euro të vijojë kurimin në Itali

Mjeku Drini Dobi në gjendje të rëndë nga COVID-19,

Mjeku i njohur Drini Dobi është nisur për kurim jashtë vendit pas ndërlikimeve serioze të gjendjes së tij nga COVID-19.

Kolegët e tij në Shqipëri, në Gjermani, Francë, Zvicër dhe Itali si dhe të afërmit e mjekut që po përballet me koronavirusin kanë nisur të mbledhin para në “Go Fund” Me për trajtimin e tij mjekësor në Itali ku ndodhet aktualisht.

“COVID-19 ka prekur shumë nga radhët e bluzave të bardha e të shumta janë dhe humbjet e kolegëve. Kësaj here do dëshironim të bënim atë çka mundemi për Dr. Drinin. Gjendja e tij është e rëndë dhe aktualisht ndodhet në një nga spitalet e Italisë për trajtim me shpresën se do të rezistojë sa më gjatë e do t’ia dalë mbanë.

Kjo përpjekje e tij dhe e familjareve shoqërohet gjithashtu dhe shpenzime të papërballueshme financiare, ndaj dhe ju lutemi secilit që ka dëshirën dhe mundësinë të kontribuojë”, është apeli në media.

Thirrja për ndihmë në GO FUND ME është hapur përpara disa orëve dhe nga 50.000 euro që nevojiten në mënyrë që dr. Dobi të vijojë kurimin në Itali janë grumbulluar vetëm 8.185 euro

Mjekët shqiptarë në Europë të cilët kanë bërë thirrjen për ndihmë:

Xhulieta Treska, MD, Germany

Erjon Panajoti, MD, Albania

Ilir Halili, MD, Albania

Indrít Seferí, PhD, Albania

Drilon Cupi, MD, Germany

Vjosana Gosnishti, MD, Germany

Elona Cekani, MD, Switzerland

Roland Jovani, MD, France

Arvena Hila, MD, Italy

Arjola Ustalli, MD, Italy

RubJona Xhani, MD, Italy

Eni Dragoj, MD, PhD, Italy.