TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ndërsa ndodhet për një vizitë në Firence ka theksuar se Turqia e presidenti Erdogan nuk kanë influencë në Shqipëri dhe se Turqia është pjesë e rëndësishme e sigurisë së BE-së.
Rama gjithashtu tha se vendi ynë dhe gjithë Ballkani i duhen Evropës, ashtu siç Ballkanit i duhet Evropa, duke theksuar se janë vende që duhet të kenë bashkëpunim me njëra-tjetrën.
“Ne kemi një raport shumë të mirë me Turqinë dhe Erdoganin. E pavërtetë që Erdogani dhe Turqia kanë influencë në Shqipëri. Është shumë e qartë që për ne Europa është si një besim. Europës i duhemi ne, jo vetëm ne por i gjithë Ballkani, siç Ballkanit i duhet Europa. Pjesë ose jo e BE-së ne do të bëhemi shtet europian. Ndërkohë Turqia është fondamentale në sigurinë e BE”, tha Rama.
Kujtojmë se Turqia ndërtoi Spitalin Rajonal të Fierit në vendin tonë në një kohë rekord.