AKTUALITET, 6 Maj 2021, 17:51

Elbasan/ Motori përplas të moshuarën

Elbasan/ Motori përplas të moshuarën

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Elbasan, ku një motor ka përplasur një të moshuar në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd, ndërsa e moshuara mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

E plagosura u nis me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, që po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.