AKTUALITET, 6 Maj 2021, 18:28

Von der Leyen: 30 europianë vaksinohen çdo sekondë!

Von der Leyen: 30 europianë vaksinohen çdo sekondë!

Presidentja e KE, Ursula Von der Leyen ka deklaruar se janë 200 milion doza të injektuara tashmë tek europianët.

Von der Leyen thotë se çdo sekondë në Europë vaksinohen 30 qytetarë, ndërkohë që e cilëson BE-së si farmacinë e botës.

Ajo shton se janë shpërndarë edhe 200 milionë doza në gjithë Europë, teksa deri në korrik shpreson se do të jenë vaksinuar 70% e qytetarëve.

"200 milionë doza të vaksinave të dorëzuara deri tani në Europë. Dhe 200 milionë doza të tjera të shpërndara në pjesën tjetër të botës. Hapja dhe drejtësia janë marka tregtare e Evropës. Ne jemi farmacia e botës. Dhe ne krenohemi me këtë", tha Von der Leyen.

https://twitter.com/vonderleyen/status/1390315328580825088?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1390315328580825088%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fvon-der-leyen-30-europiane-vaksinohen-cdo-sekonde-kemi-arritur-ne-200-milion-doza%2F