AKTUALITET, 6 Maj 2021, 16:33

McAllister uron Ramën për zgjedhjet: Përgëzime për fitoren, po ndjek me vëmendje procesin e zgjerimit të BE

McAllister uron Ramën për zgjedhjet: Përgëzime për

Eurodeputeti i Parlamentit Europian, David McAllister ka uruar kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ku arriti të marrë 74 mandate.

Gjjatë një takimi virtual me kryeministrin Rama në Firence, McAllister u shpreh se po ndjek me vëmendje procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, dhe beson se ky proces ka të ardhme si për Shqipërinë, ashtu dhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Z. Rama me lejoni t’ju përgëzoj për fitoren tuaj në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Suksese për mandatin e radhës dhe zhvillimet e ardhshme në vend dhe si kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, sigurisht që e ndjek me shumë vëmendje procesin e zgjerimit dhe besoj se ky proces ka një të ardhme dhe të 6-të vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen anëtare të BE-së’’- tha McAllister.