AKTUALITET, 31 Mars 2020, 13:19

Rama dërgoi në Itali punëtorin e karburantit në Vorë, kush është “mjeku” pompist që u dërgua për të luftuar COVID-19


Qazim Ismaili, njëri nga 30 mjekët dhe infermierët që u dërguan të shtunën në Itali në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit rezulton se është pompist.

Burime të afërta me mjekun, i thanë Dosja.al se deri para disa ditëve ai vijonte të punonte si pompist në një pikë karburanti në Vorë, (në karburantin më të madh në mes të qytetit). 

“E kemi detyrim moral sepse në rastet e vështira kur Shqipëria kaloi Italianët ishin të parët që na ndihmuan në rastin e tërmeti, se unë banoj pikërisht në zonën ku ma shkatërroi shtëpinë tërmeti”, tha Ismaili.

Vetë Ismaili, i kontaktuar nga Dosja.al, pranon se ka qenë pompist në një karburant, prej pesë vitesh. I kontaktuar përmes Whatsappit, Qazim Ismaili, pranon se ka punuar pompist për 5 vite pranë Karburant Kastratit në Vorë. Më herët, thotë ai, ka patur eksperienca pune si vullnetar në qendra private, por kurrë si infermier i licensuar, pasi siç tregon edhe vetë, licensën e ka marrë në vitin 2017.

“Nuk e mohoj që kam punuar pompist. Kam 5 vite pompist. Kam punuar edhe një kohë në spital. Në Itali kam punuar në shtëpi kurimi, (popullore), qëndra private. U ktheva në Shqipëri sepse kisha familjen. Kam punuar nëpër klinika private pa licensë, kam punuar si vullnetar. Urdhërin e infermierit e kam marrë në vitin 2017.”-tregon ai. /Dosja.al/ 


Reagon Urdhëri i Infermierit të Shqipërisë

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë ka reaguar  në lidhje me rastin e Qazim Ismailit, infermierit që iu bashkua grupit të 30 mjekëve në Itali, por që kishte punuar pompist.

UISH shprehet se Ismaili nuk e ka ushtruar profesionin, por  u diplomua dhe licensua në vitin 2017

“Urdhri i Infermierit të Shqipërisë informon opinionin publik se 20 Infermierët të cilët në këto momente po japin kontributin e tyre në luftën kundër Covid – 19 në Spitalin e Brescias në Itali, janë të anëtarë aktivë të Urdhrit dhe të pajisur me Lejen e Ushtrimit të Profesionit të Infermierit.

Urdhri i Infermierit shpreh indinjatën e tij përkundrejtë të gjithë aludimeve që po bëhen për të zbehur kontributin e profesionistëve tonë në shtetin fqinj, Italinë.

Lejet e Ushtrimit të Profesionit të lëshuar nga UISH janë plotësisht të njohura nga organet homologe në Itali.

Qazim Ismaili është një nga 6000. Nuk ka patur mundësi që ta ushtrojë profesionin e tij. Qazim Ismaili u diplomua dhe licensua në vitin 2017.

Ismaili aplikoi në portal për infermier vullnetar drejt Italisë. Ai është nisur me grupin prej 30 mjekëve e infermierëve që shkuan drejt Italisë, për të ndohmuar në luftën ndaj Coivd-19".


LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2020/03/31/historia-e-qazimit-pompistit-ne-vore-qe-e-cuan-te-luftoje-koronavirusin-ne-itali/