AKTUALITET, 31 Mars 2020, 11:10

Rritet papritur numri i të prekurve nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, 20 persona dalin pozitiv

Rritet papritur numri i të prekurve nga koronavirusi gjatë 24


Është rritur sërish numri i të prekurve nga koronavirusi në vend edhe pse me ritme më të ulta gjatë ditëvë të fundit.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 20 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 243.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 2 persona duke e çuar numrin e viktimave ka shkuar në 13.

Zonat më të prekura deri më tani janë Tirana, Fieri dhe Durrësi, ndërsa sëfundmi, hartës së koronavirusit i janë shtuar Mirdita, Tropoja dhe Kruja.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 129 raste

– Durrës 26 raste

– Lushnje 4 raste

– Elbasan 5 raste

– Fier 23 raste

– Kavajë 4 raste

– Rrogozhinë 2 raste

– Korçë 15 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 8 raste

– Lezhë 5 raste

– Berat 1 rast

– Has 2 raste

– Krujë 5 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 3 raste

– Mirditë 2 raste