TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë online me gazetarët i ka bërë thirrje qeverisë që e vetmja rrugë për të shuar kurbën e vrusit COVID-19 është testimi masiv i popullsisë.
Basha ka denoncuar gjithashtu edhe një nga tenderat e fundit të qeverisë për mobilimin e zyrave të Spitalit të Traumës.
Basha thekson se shuma e tenderit shkon në 114 milion lekë, ndërkohë që në këtë kohë mjekët nuk kanë nevojë për mobilimin e zyrave, por për teste.
“Mos vononi më rritjen eksponenciale të numrit të testimeve, duke e bërë këtë me transparencë. Qytetarët dhe personeli shëndetësor duhet ti ushtrohen sa më shumë testimeve. Mos testimi do ta çojë këtë sakrificë kot.
Ajo që duhet bërë me urgjencë është testimi i sa më shumë personave. Nuk kemi informacione se sa materiale testuese ka vendi ynë.
Dimë që në Maqedoni ka 13 pika testuese, Kosova mori 7 mijë kite testuese.
Uroj që të mos fshihet diçka pas kësaj. Kostoja për të blerë kite është shumë më pak sesa shumat marramendëse që kemi dëgjuar të tenderohen këto ditë për kontrata betoni. Është hapur një tender 114 milion lekë për zyrat e spitalit të Traumës.
Prioritet është marrja me urgjencë e kiteve dhe pajisjeve testuese dhe jo mobilimi i zyrave”, thekson Basha.