AKTUALITET, 3 Shkurt 2018, 12:28

Rama bën lëvizjet e para në PS-në e Tiranës dhe paralajmëron: Nëse hyjmë tani në zgjedhje…

Rama bën lëvizjet e para në PS-në e Tiranës dhe

Pas largimit të Saimir Tahirit, Rama ka nisur ristrukturimin e degës së Partisë Socialiste në Tiranë.

Kryeministri ka bërë lëvizjet e para në kryeqytet, pasi është i pakënaqur me organizimin e strukturave.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja është caktuar përgjegjës për njësinë 11, Rakip Suli largohet nga Lapraka, i caktohet Bashkia Kamëz, Klotilda Ferhati shkon në njësinë 3, në vend të Xhaçkës, e cila është drejtuese politike në Dibër. Deputeti Sadri Abazi ikën nga Kamza dhe shkon tek njësia numër 4 në vend të Gjylametit, e cila është kryetarja e degës së PS në kryeqytet.

Sipas asaj që raporton Report Tv, Rama ka shprehur pakënaqësi, pasi sipas tij, investimet e bëra nuk na përputhen me votat.

“Investimet nuk na përputhen me votat. Nëse hyjmë tani në zgjedhje rrezikojmë si në 2011” mësohet se është shprehur kryetari i PS.

Vitin tjetër zhvillohen zgjedhjet lokale, ndërsa PS ka nisur përgatitjet që në fillim të këtij viti në të gjithë vendin me organizimin e strukturave.