AKTUALITET, 3 Shkurt 2018, 08:09

Aksident me vdekje në Tiranë/VIDEO

Aksident me vdekje në Tiranë/VIDEO

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

Ngjarja e rëndë është shënuar tek kryqëzimi i Laprakës ndërsa nuk dihet ende identiteti i viktimës. Nga të dhënat e para mësohet se një makinë tip BMW me targë AA 475 OK ka përplasur këmbësorin teksa po kalonte në vijat e bardha. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë dhe lagështira në rrugë, për shkak të motit me reshje shiu.

https://youtu.be/B2Po6w_1tmI