TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bastiset qelia e shqiptarit Ledio Dushku në burgun grek. Mediat greke shkruajnë sot se pas informacioneve të marra se shqiptari po përgatiste një arratisje nga burgu, duke marrë edhe pengje me vete, efektivët kanë bërë një kontroll të befasishëm, duke i lënë në mes planin.
Gjithcka ka ndodhur në burgun e Korydallosit dhe kontrolli u bë pas urdhrit të prokurorit që kishte informacion me atë që ishte përgatitur. Ndërhyrja është bërë gjatë natës së mbrëmshme.
Policia hyri në qelinë e të burgosurit Ledio Dushku, i cili më ka qenë i akuzuar si pjesë e një organizate terroriste në janar 2015.
Policia gjeti në qelinë e tij thika e tij të improvizuara dhe laptop lidhur në internet, por jo armë, pavarësisht informacionin përkatës që kishin.