AKTUALITET, 3 Shkurt 2018, 08:22

Grabitet argjendaria në Shkodër, policia gjen makinën e braktisur të autorit

Grabitet argjendaria në Shkodër, policia gjen makinën e braktisur

Grabitet argjendaria në qytetin e Shkodrës. Sipas të dhënave të para mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës dhe autorët kanë dëmtuar qepenat, kanë thyer xhamat dhe pastaj kanë hyrë brenda, duke kryer vjedhjen. Grabitja ka ndodhur te zona e dollarit në Shkodër rreth orës 3:50 të mëngjesit.

Një person me një makinë ka goditur qepenën e argjendari “Dragusha” dhe më pas është futur brenda.

Autori ka arritur që të bëjë një dëm prej 4-5 milion lekë të vjetër duke marrë bizhuteri argjendi.

Dyshohet se makina është e vjedhur ndërsa u gjet e braktisur pak metra larg nga vendi i ngjarjes. Nga kamerat e sigurisë autori ka qenë me kapuç dhe ka vështirësi për ta identifikuar.

Në momentin e vjedhjes ka rënë sinjali dhe policia private pas 4 minutash ka ardhur në vendngjarje por autori ishte i larguar. Pas 7 minutash është njoftuar policia e shtetit të cilët edhe ata kanë ardhur në vendngjarje duke bërë hetimet e para.

Policia ka arritur që të sekuestrojë makinën me të cilën është bërë vjedhja ndërsa ende nuk është identifikuar autori.

Policia vazhdon hetimet për këtë vjedhje. Argjendari dhe subjekte të tjera vijojnë të jenë pre apo të preferuarat e vjedhësve duke qenë se është një rast që përsëritet në këtë zonë./TPZ.AL