AKTUALITET, 3 Shkurt 2018, 12:11

Bën për spital gruan, arrestohet 72-vjeçari

Bën për spital gruan, arrestohet 72-vjeçari

Një 72-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi ka dhunuar fizikisht duke e bërë për spital bashkëshorten e tij.

Uniformat blu të Vlorës kanë bërë të ditur se kanë arrestuar Lavdosh.Ç., 72 vjeç, banues në Orikum.

“Shtetasi i mësipërm ditën e djeshme në banesë ka dhunuar fizikisht duke e dëmtuar në kokë e trup bashkëshorten e tij shtetasen A.Ç., 58 vjeçe, e cila vijon të marrë mjekim pranë ambienteve spitalore”, – thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.