AKTUALITET, 21 Maj 2020, 23:12

Rama bën diversion: Presidenti po formon parti, prisni dhe do ta shihni...

Rama bën diversion: Presidenti po formon parti, prisni dhe do ta shihni...

Kryeministri Edi Rama, ka bërë një sërë deklaratash dhe hamensësimesh, në emisionin e Sokol Ballës.

Sipas Ramës, lëvizja qytetare e Aleancës për Teatrin, do të kthehet në një parti të presidentit.

Më shumë se sa e bazuar në fakte, kjo deklaratë duket një diversion i shëmtuar, sepse Ilir Meta, siç e di dhe kupton mbarë populli, e ka një parti politike dhe nuk do të kishte logjikë elektorale,  të bënte dy.

“Ambasadorja amerikane ka bërë sot një Twitt që duket hermetik, por që nuk është dhe aq hermetik. Shumë shpejt do shikoni dy gjëra. Do të vijë shumë shpejt dilema: të hyjë apo jo në zgjedhje, të marrë pjesë, por ka hall se humb apo të mos hyjë.

Është dilema e madhe e Lulit kjo si dhe do të rikthehet çështja e reformës në drejtësi. Do të kthehet shumë shpejt reforma në drejtësi 

Shumë shpejt do të shikoni një lëvizje qytetare që pak nga pak do të transformohet në një parti të presidentit. U mblodhën te teatri duke folur për Teatrin, demokracinë, etj dhe pak nga pak do të dalë një Grilo edhe këtu”