AKTUALITET, 21 Maj 2020, 20:23

Sabotim i reformës në drejtësi? Basha i përgjigjet Yuri Kim: Po përdoret fuqia e Parlamentit për ta kapur politikisht sistemin

Sabotim i reformës në drejtësi? Basha i përgjigjet Yuri Kim:

Pas shqetësimit të shprehur publikisht nga ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim se mos ka ndonjë marrëveshje të fshehtë për të sabotuar Reformën në Drejtësi vjen edhe reagimi kryedemokratit, Lulzim Basha.

Kryetari Basha ka ripostuar deklaratën e ambasadores amerikane për Reformen në Drejtësi, ndërsa shprehet se, ndryshimet e bëra për reformën në drejtësi nga parlamenti aktual i shërbejnë mazhorancës për të kontrollur dhe kapur politikisht sistemin.

Çdo ndryshim kushtetues dhe ligjor në lidhje me reformën në drejtësi nga ky parlament është ilegjitim. Ndryshime të tilla u shërbejnë vetëm atyre që e përdorin pushtetin për të devijusr dhe për të minuar reformën, për të kontrolluar politikisht dhe për të kapur sistemin e drejtësisë.”,- komenton Basha.