AKTUALITET, 21 Maj 2020, 21:46

Berisha: Sondazhet e nxjerrin opozitën në kuotat më të larta se asnjëherë

Berisha: Sondazhet e nxjerrin opozitën në kuotat më të larta

Ish-kryeministri Berisha deklaroi në studion e emisionit Opinion se opozita është më e fortë se mazhoranca në numra bazuar në sondazhe.

Sipas tij, exit polle të tri javëve të fundit, opozita e bashkuar e tejkalon mazhorancën aktuale dhe është në kuotat më të larta se asnjëhrë

Berisha – PD dhe opozita është shumë e fortë në numër.

Fevziu – Ku bazoheni?

Berisha – Ka polle, ka sondazhe jam në dijeni të këtyre sondazheve. Opozita sot i ka kuotat më të larta se asnjëherë, së bashku.

Fevziu – Duke tejkaluar mazhorancën e sotme?

Berisha – Duke e kaluar me shumë pikë mazhorancën e sotme.

Fevziu – Janë polle të bëra nga pd dhe opozita apo nga institucione të pavarura?

Berisha – Jo nuk janë të Partisë Demokratike. Po të bëjnë partitë polle nuk i besoj kurrë unë. Janë të tre javëve të fundit.