AKTUALITET, 21 Maj 2020, 21:11

Reagimet/ Kush po bën marrëveshje pas krahëve për Reformën në Drejtësi?

Reagimet/ Kush po bën marrëveshje pas krahëve për

Një deklaratë në pak rreshta e Ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka ngitur një furtunë pikëpyetjesh për atë që po ndodh në politikën shqiptare. Shefja e selisë diplomatike në Rrugën e Elbasanit shkruan për një marrëveshje “pas krahëve” me qëllim minimin e reformës në drejtësi.

Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë”, – shkruan ajo pa dhënë detaje se kujt i referohet.

Pas ambasadores amerikane ka reaguar kryeministri Edi Rama me një thënie të Shekspirit. “Ferri është bosh dhe të gjithë djajtë janë ketu!”, – shkruan Rama.

Më pas erdhi një deklaratë e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Çdo ndryshim kushtetues dhe ligjor në lidhje me reformën në drejtësi nga ky parlament është ilegjitim. Ndryshime të tilla u shërbejnë vetëm atyre që e përdorin pushtetin për të devijusr dhe për të minuar reformën, për të kontrolluar politikisht dhe për të kapur sistemin e drejtësisë” – shkruan Basha.

Së fundmi, ka ardhur një reagim edhe nga ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili thotë se nuk është koha të rihapet diskutimi mbi bazat e Reformës në Drejtësi.

Zbatimi i Reformës në Drejtësi vazhdon dhe duhet të ruhet. Ky nuk është koha për të rihapur diskutimin mbi bazat e tij, por për të rritur efikasitetin dhe forcimin e burimeve që disponon. Për të dhënë drejtësi të pavarur të përditshme që qytetarët shqiptarë meritojnë dhe për të çuar përpara Shqipërinë në rrugën e saj për në BE” – thotë Basha, por edhe ky nuk i referohet asnjë rasti konkret.