AKTUALITET, 14 Prill 2020, 11:21

Humb jetën punëtori i transportit, infektohen nga koronavirusi 433 punonjës të bashkisë së Stambollit

Humb jetën punëtori i transportit, infektohen nga koronavirusi 433


Situata e krijuar nga koronavirusi në Turqi është përkeqësuar ditët e fundit pasi numri i rasteve të reja është rritur ndjeshëm. Së fundmi mediat e huaja kanë bërë me dije se të paktën 433 punonjës të bashkisë së Stambollit janë infektuar nga koronavirusi.

Prandaj për këtë arsye kryebashkiaku, Ekrem Imamoglou ka kërkuar nga qeveria që gjatë fundjavës të bëjë ndalim të plotë të lëvizjes, në kuadër të masave për parandalimin e Covid-19.

Mediat vendase kanë bërë me dije se zëdhënësi i qytetit Murat Onghun ka deklaruar se një nga punëtorët e transportit të bashkisë kishte vdekur nga Covid-19, por kishte pasur edhe një sëmundje në zemër.

“Fatkeqësisht numri i anëtarëve të stafit që janë infektuar me koronavirus ka arritur në 433. Fatkeqësisht kemi humbur kolegun tonë Ahmet Hakan Fenerci, i cili punonte në shërbimet e transportit.“- ka thënë ai.

Kujtojmë që deri më tani në Turqi janë rregjistruar 1,296 viktima nga Covid-19 dhe janë infektuar 61049 të tjerë.