TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rusia testoi raketën e saj të re balistike ndërkontinentale të premten, ndërsa vazhdon të rritet tensioni mes Moskës dhe Perëndimit.
Autoritetet ruse thanë se këtë herë u përdor teknika që njihet si lëshim i ftohtë, gaz i ngjeshur për të shtyrë raketën lart para se motorët e saj të hyjnë në aksion.
Duke e cilësuar lëshimin si një sukses, ushtria ruse përsëriti komentet e para disa javëve të presidentit putin, i cili tha se kjo raketë e re nuk ka limit të rrezes së veprimit dhe asnjë sistem mbrojtje raketore nuk e ndal dot.
“Satan 2” mund të mbajë disa testata bërthamore që mund të godasin objektiva të ndryshëm dhe pretendohet se ka fuqi shpërthyese aq të madhe sa mund të shkatërrojë një sipërfaqe me përmasat e Teksasit.