TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në pikën kufitare në Kakavijë, është bllokuar sërish kalimi pas një problemi që ka pasur në sistemin e kontrollit.
Sipas informacioneve probleme ka pasur dhe gjatë ditës së djeshme, pasi dhe natën e kaluar u bllokua qarkullimi për shkak të një defekti në sistem nga pala greke që bënte të pamundur kontrollin e shtetasve shqiptarë.
Policia greke në Kakavijë ka njoftuar sërish bllokimin e qarkullimit në këtë pikë doganore deri në orën 13:30, kohë kur pritet të përfundojë rregullimi i sistemit.
Të gjithë shtetasit shqiptar që nuk kanë pasaporta greke janë ndaluar, pasi nuk mund të bëhej dot kontrolli.