TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Udhëtarët që duan të kalojnë kufirin grek kanë dyndur ditën e sotme sportelet e doganës së Kakavijës. Për shkak të Covid-19, në këtë doganë lejohet të kalojnë vetëm 1500 persona në 24 orë.
Mësohet se, deri më tani kanë kaluar 1200 persona dhe rradha është kilometrike.
Komandanti i Policisë Kufitare apeloi të shmanget orari mes orës 06:00 deri 11:00, pasi dynden njerëzit në këtë orar dhe krijojnë konfuzion.
Qytetarët në media shprehën shqetësimin e tyre në lidhje me fluksin në doganë, duke theksuar se kanë rreth një orë që presin në radhë.
“1 orë. Nuk na kanë dhënë shpjegime”, tha njëri nga qytetarët.
Ndërsa një tjetër u shpreh senuk ju është dhënë asnjë shpjegim. “Kush të na japë shpjegime”, tha ai.
[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2021/06/WhatsApp-Video-2021-06-30-at-1.36.38-PM.mp4"][/video]