AKTUALITET, 30 Qershor 2021, 13:42

Dhunuan denoncuesen, SHÇBA merr masa ndaj dy efektivëve të policisë në Himarë

Dhunuan denoncuesen, SHÇBA merr masa ndaj dy efektivëve të


Dy efektivë policie të komisariatit të Himarës janë pezulluar nga detyra. Në njoftimin e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave thuhet se efektivët janë pezulluar pasi kanë ushtruar dhunë ndaj një shtetase, e cila ka bërë denoncim.

Në njoftim thuhet se janë pezulluar nga detyra Shefi Seksionit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Komisariatin e Policisë Himarë dhe InspektorI me iniciale K.S.

“Procedimi ndaj tyre ka filluar mbi bazën e kallëzimit të një shtetaseje për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve arbitrare”, pasi është ushtruar dhunë ndaj denoncueses, nga ana e Inpektorit K.S”, sqarohet në njoftimin e SHCBA-se.

NJOFTIMI

Vlorë – SHÇBA, në kuadër të procedimit penal nr.1522/2020, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ekzekutoi urdhrin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për punonjësit e Policisë:

  • N/Komisar XH.Q., me detyrë Shefi Seksionit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Komisariatin e Policisë Himarë;
  • Inspektor K.S., me detyre SPZ në Njësinë Administrative Lukovë, Himarë.

Procedimi ka filluar mbi bazën e kallëzimit të një shtetaseje për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve arbitrare”, pasi është ushtruar dhunë ndaj denoncueses, nga ana e Inpektorit K.S.

Ekzekutimi i urdhrit u pasqyrua me proces-verbalin përkatës dhe materialet u vunë në dispozicion të Prokurorisë së Rrethit Vlorë. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.