TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kandidati i LSI në zgjedhjet e 25 prillit, Ardit Çela, ironizon aksionin e policisë kundër zaptimit të zonave bregdetare, të nisur sot në Durrës e Velipojë.
Çela shkruan me ironi në rrjetet sociale se ky është një operacion i rëndësishëm dhe “pritet reagimi nga partnerët tanë ndërkombëtar për të përgëzuar fuqinë goditëse të strukturës sonë ligjzbatuese”.
“Operacion i rëndësishëm në kuadër të plotësimit të kushteve për integrimin në BE. Shifrat flasin vetë. Numri më i madh i çadrave të plazhit të hequra në 30 vite.
Pritet reagimi nga partnerët tanë ndërkombëtar për të përgëzuar fuqinë goditëse të strukturës sonë ligjzbatuese!
Mesazh i rëndësishëm drejtuar krimit të organizuar: Nuk do keni çadër plazhi ku të futeni dhe shezlong ku të shtriheni!”, shkruan Çela.