AKTUALITET, 30 Qershor 2021, 13:54

“Nuk matet rëra me hapa”/ Pushuesi në Velipojë debat me policin: Ne s’kemi të drejtë, vetëm ju. Unë jam pensionist dhe…

“Nuk matet rëra me hapa”/ Pushuesi në Velipojë debat


Aksioni për heqjen e shezlongëve dhe të çadrave në zonat bregdetare ka prekur edhe pushuesit, të cilët sot janë detyruar t’i lënë ato dhe të largohen.

Të indinjuar ata kanë debatuar edhe me policinë, por kjo e fundit thotë se kanë ardhur për të identifikuar problemet dhe ato tja përcjellin bashkisë.

Kujtojmë që aksioni ka nisur sot dhe gjatë gjithë vijës bregdetare në Velipojë janë verifikuar 27 subjekte, 2 prej të cilëve kishin zënë më shumë hapësirë publike sesa parashikohej nga leja përkatëse në e-Albania. Në këto 2 subjekte janë hequr 40 shezlongë dhe rreth 20 çadra.

Pushuesi: Nuk matet rëra me hapa.

Polici: Ne kemi ardhur për të konstatuar problemet. Hapësira publike duhet të ketë tabelat e veta. Do t’ja sugjerojmë bashkisë. Patjetër keni të drejtë.

Pushuesi: Ne s’kemi të drejtë hiç, vetëm ju keni të drejtë. Unë jam pensionist, e kupton sa merr një pensionist.

Polici: Prandaj kemi ardhur zotëri, për të identifikojmë problemet dhe tja dërgojmë institucionet përkatëse.