TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rikthehen sërish rastet me COVID-19 në qytetin Mudanjiang në provincën Heilongjiang, i cili ka regjistruar 11 raste asimptomatike në tre ditët e fundit. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet. Mësohet se kjo ka sjellë ndërprerjen e transportin publik.
Stacionet hekurudhore u mbyllën dje, ndërkaq fluturimet e brendshme dhe ato ndërkombëtare u anuluan të gjitha. Shkollat i pezulluan orët e mësimit dhe i dërguan studentët në shtëpi.
Zyrtarët e qytetit ende nuk kanë lëshuar një njoftim zyrtar sa i përket mbylljes së të gjitha komplekseve të banimit, mirëpo qytetarët kanë pohuar se objektet e tyre janë vendosur nën izolim.