AKTUALITET, 28 Maj 2020, 18:51

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ndalet në Lushnje, Budina i përgjigjet Ramës: Nuk synojmë krijimin e një partie të re

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ndalet në Lushnje, Budina i

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është ndalur ditën e sotme në Lushnje. Ata do të mbledhin firma për të ndërtuar Teatrin aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.

Aleanca u ka bërë thirrje qytetarëve që të firmosin peticionin. Regjisori Edmond Budina ka sqaruar se kjo lëvizje nuk synon krijimin e një partie të re, duke iu përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama. Më tej ai ka shtuar se kjo lëvizje kërkon të sjellë qytetarinë në politikën shqiptare. Ai ka bërë thirrje që qytetarët të jenë të gjithë së bashku, ndërsa shton se protestat i bëjnë mirë vendit.

Nuk kemi asnjë synim privat, personal ose përfitimi, sikundër i kanë ata dhe kjo ata i tremb dhe fillon nga shpifje nga më të ndyrat, kur thonë që ata po përpiqen të bëjnë një parti të re. Jo ne nuk jemi për të bërë një parti të re, parti të reja ka plot Shqipëria, ne jemi për të sjellë qytetarinë në politikën shqiptare, që të ketë një mendësi të re, të mos shkatërrojnë vlerat e kulturës shqiptare“, u shpreh Budina

Aleanca për mbrojtjen e Teatrit ka nisur mbledhjen e firmave nga Tirana, ndërsa më pas ka shkuar edhe në Durrës, Shkodër, Kukës, Burrel dhe Lezhë.