TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në këtë video cilësohet si premtim i mbajtur jo vetëm rikonstruksioni i 100 qendrave shëndetësore, por edhe ofrimi i një shërbimi më cilësor për 500 mijë qytetarë dhe përmirësimi i kushteve të punës për 800 mjekë dhe infermierë. Për të verifikuar këtë deklaratë, në zgjodhëm në mënyrë rastësore 6 qendra shëndetësore dhe ambulanca të rikonstruktuara gjatë 2019-s. Nga vëzhgimi ynë në terren rezultoi se 3 qendra ishin të rehabilituara, por jo funksionale, 1 ishte funksionale pjesërisht, ndërsa 2 ishin në gjendje pune.12 muaj? në 12 minuta⏱
Investimet në shëndetësi ?? Përmbledhje e punëve të kryera në vitin 2019✔️ ?Pjesa 3️⃣ pic.twitter.com/ovcfhmqJpr — Ogerta Manastirliu (@GManastirliu) January 4, 2020
Qendra shëndetësore Tushemisht,Pogradec
Një mjek (me kohë të pjesshme) dhe infermierja i presin pacientët në ambjentet e kopshtit të fëmijëve.
Shënimi në dritaren e Qendrës së rikonstruktuar Shëndetësore Tushemisht
Qendra Shëndetësore Skuraj, Kurbin
Ambulanca Çërragë, Belsh
Ambienti i përkohshëm ku marrin shërbim banorët e Çërragës
Ambulanca Paskuqan 1
Por nga vëzhgimi që bëmë në këtë qendër, konstatuam se mobiljet ishin ende të paketuara me qese, mungonte tabela orientuese, ndërsa në muret e ndërtesës së re ishte shfaqur tashmë myku. Për numrin e banorëve që mbulon kjo qendër dhe se sa mjekë shërbejnë, nuk kemi informacion, por në korridorin e ngushtë vumë re radhë njerëzish që prisnin me fëmijët e tyre në një mjedis pa ngrohje.
Ambientet e brendshme të Ambulanës Paskuqan 1
Nga verifikimi i rastësishëm që “Faktoje” bëri në terren, vetëm dy qendra shëndetësore rezultuan se ishin në gjendje pune edhe pas rikosntruksionit.
Qendra Shëndetësore Nartë, Vlorë
Qendra Shëndetësore Vau i Dejës, Shkodër
Ambientet e brendshme të Qendrës Shëndetësore Vau i Dejës
Në postimin e saj në rrjetin social Twitter, ministrja i konsideron të përfunduara 100 qendrat shëndetësore/ambulanca dhe funksionale për banorët që marrin shërbim në to. Nga verifikimi ynë në terren, më shumë se gjysma e qendrave ishin jo funksionale pavarësisht investimeve dhe punimeve që janë kryer përgjatë vitit 2019. Nisur nga verifikimet e “Faktoje” në terren, deklaratën e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu do ta klasifikojmë si gjysmë të vërtetë.
/ Faktoje.al/