AKTUALITET, 5 Shkurt 2018, 20:35

Qëllohet me thikë futbollisti shqiptar në Itali, ndodhet në gjendje të rëndë

Qëllohet me thikë futbollisti shqiptar në Itali, ndodhet në

Futbollisti shqiptar, Aldi Shpijati është goditur me thika në një sulm të ndodhur natën e së shtunës në Itali. Në sherrin e ndodhur në një parking, ka mbetur i plagosur edhe 21-vjeçari, i cili është ende në gjendje të rëndë për jetën.

Siç raportojnë mediat italiane, ngjarja ka ndodhur duke u gdhirë dita e dielë, ku dy persona kanë goditur me thikë në gjoks futbollistin. Ai është transportuar menjëherë në spital, ku edhe ka kryer dy operacione. Shpijati luan si sulmues me ekipin e Arçetanas, ndërsa policia po heton edhe për shkaqet.