TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Agron dhe Kujtim Hysa, firma e të cilëve ka kryer punimet e rrugës, e kanë pasur mjaft të vështirë praninë në sallën e gjyqit. Kjo, pasi gjatë arrestimit të tyre mbrëmjen e së enjtes, nëna e tyre ka ndërruar jetë po atë natë, shkruan “Panorama”.
Sipas avokatit të tyre mbrojtës, një gjë e tillë ka ardhur për shkak se e moshuara ka pasuar tronditje nga kontrolli i befasishëm në banesë. Avokati mbrojtës i vëllezërve Hysa, Rafik Gurra, me këtë argument kërkoi përjashtimin e prokurores nga çështja e rrugës Elbasan-Gjinar.
“Gjatë arrestimit, vëllezërve Hysa u ka vdekur nëna nga tronditja. Kush mban përgjegjë- si për këtë, kush e dha këtë urdhër diktatorial”, ka deklaruar Gurra. Agron Hysa, administrator i shoqërisë “Vëllezërit Hysa” shpk, akuzohet për veprën penale të vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën në bashkëpunim.
E njëjta akuzë dhe për vëllain e tij, Kujtim Hysa. Një akuzë e tillë është ngritur dhe për Rezarta Bokçiu, administrator e shoqërisë “Arifaj” shpk, firmë e cila gjithashtu ka punuar në projektin e rrugës Elbasan-Gjinar.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta persona bashkë me dy ish-drejtorët e ARRSH-së, Xhika dhe Toma si dhe supervizorin e rrugës, kanë kryer veprime dhe mosveprime të kundërligjshme që kanë sjellë si pasojë shpërdorimin e fondeve publike në shumën 499.525.926 lekë (të reja, rreth 5 miliardë lekë të vjetra) të dhëna nga buxheti i shtetit për realizimin e objektit “Sistem Asfaltim Rruga e Gjinarit” dhe objekti nuk është realizuar, bëhet e ditur nga Prokuroria e Elbasanit.